




Përfaqësuesit e grupit të punës të ngritur pranë Partisë Demokratike, denoncuan sot nga Kamza se mjekët po përdorin maska të skaduara të cilat iu kanë shkaktuar irritime në fytyrë.
Gazment Bardhi deklaroi se në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve në detyrë për përballimin e situatës prej koronavirusit, janë vendosur si maska, mbetje spitalore me datë skadence 20 dhjetor 2011, për të cilat tha se duhet të asgjësohen.
“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm se ky është krim i rëndë shtetëror, për të cilin përgjegjëse direkte është ministrja Shëndetësiosë e përfshirë në një operacion manipulimi që të hetohet. Nga ky operacion kriminal rrezikohet jeta e mjekëve dhe për rrjedhojë rrezikohet jeta e qytetarëve. Qeveria të lërë propagandën, por të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur mjekët dhe infermierët”, u shpreh Bardhi.
Ai denoncoi se janë 1 milion e 200 mijë kuti me maska të tilla dhe tha se është përgjegjësi ligjore e Prokurorisë së Përgjithshme që të të urdhërojë pa asnjë vonesë prokuroritë e rretheve dhe të sekuestrojë të gjitha “mbetjet spitalore” që iu janë vendosur mjekëve në dispozicion. /a.y/noa.al
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





