



Pak pasi Kryeministri Giuseppe Conte mbrëmjen e së hënës e shpalli të gjithë Italinë zonë të kuqe prej koronavirusit, nisi menjëherë mësymja nëpër supermarketet e Romës dhe provincave të tjera.
Kjo bëri që njerëzit të zbrazin raftet dhe të mbajnë radhë për të marrë ushqime, për të siguruar gjërat më të domosdoshme në rast izolimi.
Menjëherë pas përfundimit të konferencës së Conte mbrëmjen e djeshme, qytetarët e Romës nxituan të shkojnë në supermarketet më të afërt për tu furnizuar, siç mund të shikoni në fotografi.
Në gjendje paniku kolektiv, njerëzit u panë në radhë para supermarketit 24 orësh Carrefour 24h në qendrën tregtare Le Terrazze të Casal Palocco, duke pritur radhën për ushqime.
E njëjta gjëe ndopdhi edhe para Todis në rrugën Tuscolana, ku klientët pritën me radhë për të bërë blerjet për gjendjen e emergjencës. /a.y/noa.al
Dekreti, mbyllet tërësisht Italia, shpallet e tëra zonë e kuqe
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





