Transmetuar më 25-01-2020, 09:44

Kreu i PD-së së degës së Librazhdit, Bujar Vreto humbi ditën e djeshme vëllain pas një aksidenti tragjik, ndërsa ka prekur zemrat e të gjithëve me një postim në rrjetet sociale.

Përmes një mesazhi në Facebook, Vreto teksa ka publikuar një foto ku shihet bashkë me dy vëllezërit, një prej të cilëve humbi jetën dje, Ardiani, shkruan ndër të tjera se Zoti e mori pranë vetes.

“Ardian ku po shkon vëlla. Ne jemi të tre, pse zot pse. Zoti të mori pranë vetes”. Vëllai i tij humbi jetën në një aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën.

Vreto bën me dije se trupi i pajetë i vëllait të tij do të përcillet sot për në banesën e fundit, në qytetin e Librazhdit.

“Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi Ardian Vreto, rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit./b.l/noa.al/

 Aksidenti tragjik, humb jetën ish-oficeri i policisë dhe vëllai i kreut të PD-së së Librazhdit