Transmetuar më 24-01-2020, 21:15

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Si pasojë mbeti i vdekur ish-oficeri i policisë së Librazhdit (në foto).

Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Pishkash u përplasën dy makina dhe për pasojë drejtuesi i njërit prej mjeteve, Ardian Vreto, 45-vjeç, makina e të cilit doli nga rruga ndërroi jetë pa mundur dot të marrë ndihmën e parë.

Ardian Vreto është edhe vëllai i kryetarit të PD në Librazhd, Bujar Vreto.

Në aksident raportohet edhe për tre të plagosur. Dy prej të plagosurve më rëndë janë çift bashkëshortësh nga Durrësi, Adnan e Frida Sofa, të cilët janë transportuar në spital.

Një grup hetimor po heton shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

/NOA.al