Transmetuar më 14-01-2020, 14:45
Brunilda Sadushi

Tenton që ti japë fund jetës për të dytën herë, vëllai i Brunilda Sadushit (Kovaçi), e cila u gjet e vdekur në një pyll në Francë.

Shpëtim Kovaçi ka tentuar ditën e sotme sërish vetëvrasjen në burgun e Beratit, teksa ka pirë një sasi detergjenti.

Por Kovaçi është pikasur nga rojet, të cilët e kanë transportuar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht pas ndihmës së marrë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Akti i rëndë dyshohet se është kryer pas vrasjes së motrës, e cila ishte familjarja e vetme që kudjesej për të dhe i dërgonte para në qeli.

Sakaq edhe disa ditë më parë gjatë cereminisë funerale të së motrës, pasi nuk iu dha leje që ti jepte lamtumirën e fundit, Shpëtim Kovaçi preu damarët e qafës me briskun e rrojës në 11 janar.

32-vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për vrasje tetë vite më parë.

Ndërkohë 37-vjeçarja u vra natën e Krishtlindjeve, mes 24 dhe 25 dhjetorit. Si i dyshuar për vrasjen e saj dhe më tej djegien e kufomës, u arrestua një 28-vjeçar francez, nga Kana.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka rrëfyer krimin e ndodhur në një park në zonën e Mugins në afërsi të Kanës.

Sipas dëshmisë së të dyshuarit, ai ka treguar se me shqiptaren, nënë e një fëmije, fillimisht kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe më tej, e ka mbytur.

Siç deklaaroi prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, i riu ka treguar se gjithçka ndodhi pasi humbi toruan dhe e mbyti, ndërsa më tej i vuri zjarrin trupit të saj.

Por pasi e mbyti ai e tërhoqi trupin në një zonë të mënjanuar, ku tentoi që ta digjte për të zhdukur kufomën. Sakaq i riu i cili ishte shofer kamioni, kishte kryer marrëdhënie me shqiptaren, të cilën e kishte thirrur në takim me pagesë dhe se ishte një raport rastësor. /a.y/noa.al

Nuk e lejuan të merrte pjesë në varrimin e motrës, vëllai tenton vetëvrasjen nga burgu