Transmetuar më 11-01-2020, 15:15

Sot në orën 12:00 u bë funerali i Brunilda Sadushit (Kovaçi), e cila u gjet e pajetë në një pyll të Francës.

Nëna e saj kishte kërkuar që në ceremoninë e motrës së tyre të vetme, të merrnin pjesë dy vëllezërit që ndodhet në burg.

Një prej vëllezërve, Shpëtim Kovaçi tentoi vetëvrasjen për këtë arsye.

Ai u gjet nga policët e burgut, të cilët e çuan menjëherë në urgjencë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shpëtim Kovaçi vuan dënimin në burgun e Beratit pasi u shpall fajtor për vrasjen e një personi rreth tetë vite më parë. /a.m/noa.al/