Transmetuar më 29-12-2019, 17:59

Dalin pamjet e frikshme të aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Kurbin, ku si pasojë e daljes së një makine nga rruga, një djalë i ri gjeti vdekjen.

Makina siç mund të shihni në fotografi, pas daljes nga rruga, u rrotullua dhe u përplas me një bordurë, çka çoi në vdekjen e drejtuesit të mjetit.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 16:15 të kësaj të diele, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit Florjan Stafa, 24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.

Lidhur me aksidentin, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave./a.y/noa.al

Makina del nga rruga, humb jetën një person

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd