Transmetuar më 29-12-2019, 16:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të nddhur ë zonën e Mamurrësit, pasditen e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhej të Kurbinit, ku një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në spital, drejtuesi i mjetit, Florjan Stafa 24 vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd