Transmetuar më 27-12-2019, 12:14

Zbulohet mënyra se si u shkaktua zjarri në karburantin në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Policia bën me dije se nga efektivët e komisariatit Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, Miklovan Barmoshi, 24 vjeç, banues në Tiranë.

I riu akuzohet se në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Si pasojë është shkaktuar rrjedhje prej bombolës së gazit dhe më pas djegia e gjithë pikës së karburantit./a.y/noa.al

Shpërthen pika e karburantit në Tiranë, ja çfarë e shkaktoi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd