
Një pikë karburanti ka shpërthyer mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:46 në Tiranë.
Shkak u bë një bombol gazi që mori flakë dhe shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.
Dyshohet se ishte aksidentale prej një defekti teknik në sistemin e gazit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” dhe nuk janë raportuar persona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje ku po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit për të shmangur përhapjen e flakëve që janë rrezik për banorët.
Policia arriti menjëherë duke vendosur perimetrin e sigurisë dhe largimin e të gjithë personave, si dhe bllokimin e atij aksi rrugor.
Oficerët po menaxhojnë që të drejtojnë automjetet në akse të tjera lëvizjeje.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m/noa.al/