Transmetuar më 25-12-2019, 14:16

Një nga anëtarët e grupit kriminal të Viterbo në Itali, është penduar. Bëhet fjalë për një nga tre anëtarët e arrestuar, të cilët kanë kërkuar gjykim të shkuetuar.

Shqiptari Sokol Dervishi i njohur ndryshe si “Bishti”, krahu i djathtë i Ismail Rebeshit, i cili ishte kreu i grupit kriminal i cila nga viti 2017 deri në 2018-ën, ka terrorizuar qytetin e Viterbos me atentate dhe zjarrvënie makinash ndaj biznesmenëve, politikanëve dhe klaneve rivale.

Dervishi është një nga pjesëtarët më aktiv të bandës, i cili ka marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e thuajse të gjitha sulmeve të bandës.

Dervishi u arrestua në 25 janar dhe që nga ai moment hetimet ndaj “Bishtit” kanë vijuar.

Por së fundmi ai ka bashkëpunuar me prokurorët Giovanni Musarò dhe Fabrizio Tucci, që të zbardhin një pjhesë të mirë të ngjarjeve ku grupi kriminal është përfshirë.

Shqiptari akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal, kërcënime dhe një sërë akuzash të tjera. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të përfitojë uljen e 1/3-ës së dënimit. /a.y/noa.al

Ishin kthyer në tmerrin e tregtarëve, banda italo-shqiptare del para gjykatës

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, njëri nga drejtuesit shqiptar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd