Policia italiane e Viterbo ka vënë në pranga 13 persona të hetuar si pjesë e një organizate kriminale.
Në këtë organizatë bëjnë pjesë edhe shqiptarë, të cilët akuzohen për grabitje, kërcënime, dhunë dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se grupi drejtohej nga shqiptari Isamil Rebeshi, i cili njihej edhe me emrin “Ermal” dhe të italianit Giuseppe Trovato i cili njihej me nofkën “Peppino”, pjesë e një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta.
Mes të arrestuarve për 11 prej tyre është caktuar arrest me burg, ndërsa për dy të tjerët arrest shtëpie.
Të arrestuarit dyshohet se kontrollonin trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe kishin vënë nën kontroll, biznesin e shit-blerjes së floririt.
Po ashtu ata kishin kontrollin edhe në disa lokale nate.
Hetimet ndaj grupit kriminal kanë nisur prej afro një viti e gjysmë, ku të dyshuarit rezultojnë të përfshirë në kërcënime ndaj biznesmenëve të cilëve iu vendosnin gjoba, si dhe iu hidhnin koka të prera qengji në biznese, por edhe grabitje dhe trafik droge. Sakaq Rebeshi, rezulton i ndaluar nëntorin e kaluar nga policia italiane për trafik droge./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd