Transmetuar më 19-12-2019, 09:06

Dalin detaje të reja lidhur me personin e gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë, në afërsi të lokalit të tij.

Të gjitha dyshimet janë përqendruar në një drejtim, 45-vjeçarit Flamur Duçi i ishte ngritur pritë dhe është qëlluar me thikë teksa shkonte të hapte lokalin e tij.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07.15 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë Flamur Duçi.

Kanë qenë bashkëfshatarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë me njolla gjaku, duke lajmëruar më tej policinë, e cila konfirmoi se viktima mund të jetë qëlluar me thikë.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al

Gjendet i pajetë pranë lokalit një person në Korçë, kishte njolla gjaku/ Emri

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd