Transmetuar më 19-12-2019, 08:28

Një person është gjetur i pajetë në Korçë, në afërsi të lokalit të tij.
Rreth orës 07.15 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë Flamur Duçi, rreth 45 vjeç.
Kanë qenë bashkëfshatarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë me njolla gjaku, duke lajmëruar më tej policinë.
Parakrakisht dyshohet se Duçi është qëlluar për vdekje me thikë.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





