Transmetuar më 18-12-2019, 11:42

Nëse paketa “anti-shpifje” miratohet, Shqipëria rrezikon hapjen e negociatave! Është ky mesazhi që jep raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega.

Ky mesazh vjen teksa ditën e sotme Parlmenti pritet që të miratojë paketën që synon rregullimin e funksionimit të mediave

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, ai shkruan, “Grupi i PPE në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.

Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës”. /a.y/noa.al

“Rama takes it all!” Mesazhet e gazetarëve në protestën kundër “anti-shpifjes”

Paketa “anti-shpifje”, Bushati kundër vendimit të PS: Po nxitohemi, të shtyhet votimi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd