Transmetuar më 17-12-2019, 13:20

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me paketën “anti-shpifje” e cila pritet të miratohet në parlament.
Kreu i shtetit thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare. “Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!
Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, shkruan Meta.
Ky reagim i Presidentit vjen duke ndarë qëndrimin e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





