Transmetuar më 12-12-2019, 11:48
Fatmir Gjana, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pasi vizitoi familjen e Ajet Meçes, i cili humbi nga tërmeti i 26 nëntorit, gruan, vajzën dhe mbesën, në vijim të vizitës në Durrës, u ndal në familjen e Fatmir Gjanës i cili humbi gruan.

“Ne e kemi jo vetëm detyrë, por edhe duam t’iu lehtësojmë. Ata kanë rrezikuar jetën seriozisht”, tha Rama, i cili e vizitoi në shtëpinë e re.

Nga ana e tij Fatmir Gjana duke folur për ikjen e së shoqes tha se, “Ishte fatkeqësi natyrore, unë mbijetova, ajo iku. Kur më erdhën në ndihmë kërkova vetëm të më hapnin pak vend që të merrja pak ajër, nuk lëvizja dot. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë heronj. Kërkova gruan, por më thanë që kishte vdekur. Kur pashë pak dritë, mu duk jetë”.

Ai shton se kur nuk i kthenin përgjigje ekipet e kërkimit, i shuheshin shpresat, por se "heronjtë" e shpëtuuan.

Fatmir Gjana u nxorr nga rrënojat e pallatit pesë katësh kur u shemb në Durrës, 24 orë pas kërkimeve intensive nga forca të operacionit të kërkim-shpëtimit. /a.y/noa.al

I shkon Rama për vizitë, Ajet Meçja tregon si iu shua familja për pak sekonda