Transmetuar më 11-12-2019, 16:44

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e SHBA,  Leyla Moses-Ones gjatë ditës së sotme zhvilluan një takim me kryeprokurorin e ri Olsian Çela.

E ngarkuara me punë e SHBA, përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.

“Takova sot Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. Diskutuam përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK”, shkruan Soreca.

Ai thotë se zgjedhja e Olsian Çelës përfaqëson një një tjetër hap të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian. /a.y/noa.al

Ambasadori gjerman takon kryeprokurorin Çela: Mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi