Transmetuar më 09-12-2019, 17:54

Një tjetër person është arrestuar si dyshuar i përfshirë në vrasjen e shqiptarit Grineo Daka, në Londër.

Në pranga ka rënë një tjetër shqiptar, të cilin policia e identifikon vetëm me inicialet E.B, 29 vjeç, banues në Camden Road, Islington.

Gjatë ditës së sotme atij iu komunikua akuza përpara gjykatës Thames Magistrates’ Court.

Disa javë më parë po për këtë vrasje u arrestua një tjetër shqiptar. Ndaj L. S., 29 vjec rëndojnë akuzat për vrasje , armëmbajtje pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.

Emigranti shqiptar Grineo Daka, u vra me armë zjarri në 7 qershor të këtij viti. /k.k/noa.al/

Vrasja e të riut shqiptar në Angli, policia kërkon ndihmë për gjetjen e autorëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd