Transmetuar më 02-10-2019, 20:51

Autoritetet policore në Britaninë e Madhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorëve të vrasjes së shqiptarit Grineo Daka.

I riu 27-vjeçar u ekzekutua në datën 7 qershor të këtij viti në një ambient ku luhej bilardo.

Shqiptari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Kryeinspektori i hetuesve, Mark Wrigley, tha: “Ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit e evidentuar në pamjet e publikuara, pasi ata mund të mbajnë informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Daka”.

Ai i referohet pamjeve të kamerave të sigurisë që kanë filmuar ngjarjen.

Kryeinspektori ka kërkua nga qytetarët që të raportojnë nëse kanë dijeni për personat, në mënyrë që të shkojnë drejt arrestimit të autorëve.

Si pjesë e këtij hetimi u arrestua një 34 vjeçar dhe një vajzë 27 vjeçe të cilët dyshohet se ndihmuan autorët, por janë lënë të lirë.

Po ashtu u akuzua edhe një shqiptar, por ende nuk ka prova që vërtetojnë se është ai autor. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd