
Zbardhen detaje nga pengmarrja e një të riu maqedonas, Davor Velefski, e ndodhur gjatë kësaj të premte, ku 23-vjeçari nën kërcënimin e armës u futt në një makinë.
Bazuar në dëshminë e tij, i riu ka qenë duke ecur pranë Kryegjyshatës së Bektashinjve në Tiranë, kur dy të dyshuarit Albert Xhoka 41 vjeç dhe Sokol Masha 42 vjeç, i drejtuan pistoletën në kokë dhe e futën në makinë.
Në rrugë e sipër Velefskit i kanë kërkuar 250 mijë euro, duke e kërcënuar. Por teksa mjeti ishte drejtuar për nga liqeni i Farkës, një patrullë e policisë e sinjalizuar se në mjetin në fjalë udhëtonin persona të armatosur, ka tentuar që ta ndalojë.
Por Xhoka dhe Masha nuk janë bindur, ndërsa më tej kanë arritur që të ndalojnë mjetin, ku njëri u kap brenda makinës dhe tjetri ka tentuar të largiohet me vrap, por është kapur.
Gjatë marrjes në pyetje dy të dyshuarit kanë mohuar pengmarrjen, duke thënë se gjithçka kishte të bënte me një borxh që 23-vjeçari iu kishte.
Por ngjarja u zbardh nga dëshmia e të dëmtuarit, i cili tha se 50-vjeçari maqedonas Subi Ethemi, ishte ndërmjetës mes dy personave nga Tirana dhe familjarët e Velefskit, për të marrë shumën e parave. /a.y/noa.al/
Tiranë, merret peng një person në këmbim të 250 mijë eurove, dy të arrestuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





