Transmetuar më 07-12-2019, 09:56
Foto ilustruese

Një person nga Maqedonia është marrë peng në Tiranë, në këmbim të 250 mijë eurove për lirinë e tij.

Pasditen e kësaj të premteje, është bërë kurorëzimit i operacionit të koduar “Lake” (Liqeni), duke vënë në pranga dy persona dhe duke hetuar në gjendje të lirë një tjetër.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor duke vënë në pranga Albert Xhoka, 41 vjeç, dhe  Sokol Masha, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Tre të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas Davor Velefski, 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. /a.y/noa.al/