Transmetuar më 07-12-2019, 10:11

Vetëm një ditë pas marrjes së detyrës së kryeprokurorit, duke zënë vendin e Arta Markut, Olsian Çela ka shkuar në Durrës.

Prokurori i Përgjithshëm ka shkuar për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti në vijim të hetimeve për ndërtesat e shembura.

Duke folur të premten gjatë marrjes së detyrës ai tha, se “Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor. Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin”.

Çela shtoi se do të gjenden të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. /a.y/noa.al/

Prezantohet kryeprokurori i ri/ Marku: Besim që Prokuroria do ecë përpara. Çela: Njerëzit presin drejtësi