


Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur nga të gjithë si Stresi, ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti në zonën e Marikaj.
I pranishëm qysh prej fillimit në zonat e prekura, Stresi ka publikuar një fotografi prekëse, të një fëmije që fle në çadër.
“Ju ftojmë çdo ditë e çdo natë të vini me ne dhe të shihni familjet e dëmtuara nga tërmeti që s’kanë asnjë pikë ndihme.
Nesër (sot) jemi në terren ishalla kemi fat e mundemi me i bo mirë dikujt në këto ditë të vështira. Flm krejt ekipit, flm të gjithë miqve, shokëve, flm kontribuesve që na i besojnë neve ndihmat sepse jemi Shpi Për Shpi, kjo foto të jep idenë se jemi në Siri, por jo jemi në Shqipëri”, shkruan Stresi. /a.y/noa.al/
Stresi merr përsipër ndërtimin e shtëpisë për familjen e prekur nga tërmeti
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





