




Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, është përfshirë aktivisht në fushatën sensibilizuese për rimëkëmbjen e zonave të prekura nga tërmeti.
Madje së fundmi ai ka marrë përsipër edhe rindërtimin e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti.
Ai thotë ose e mban premtimin ose do të vdes dhe se gjithçka e bën për fëmijët.
“Kam ardhur të bëj apel për këtë fëmijë, për këtë burrë, për këtë grua, për këtë fëmijë që është duke fjetur. Shikoni çfarë kushtesh, shtëpia i është prishur prej tërmetit.
Do e bëjmë me ndihmat e mia, do ja rregulloj shtëpinë. O vdes o mbaj premtimin tim. Ma keni këputur shpirtin”, thotë këngëtari.
Jo vetëm kaq por ai nxjerr nga xhepi edhe paratë që kishte dhe ia jep familjes së dëmtuar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





