Transmetuar më 13-11-2019, 14:40
Foto ilustruese

Policia e Vlorës jep detaje lidhur me personin e gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm, për të cilin u tha fillimisht se kishte gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Në një deklaratë të dytë, policia e qytetit bregdetar, konfirmon se 34-vjeçari Kreshnik Dashi, është vrarë me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, konfirmohet se Dashi është vrarë.

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34- vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34- vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aktualisht vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve. /a.y/noa.al/

Vlorë, gjendet i vdekur një person