Transmetuar më 13-11-2019, 09:04
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Viktima është 34-vjeçari Kreshnik Dashi, i cili është dërguar në morgun e qytetit.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e 34-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale, për shkak se viktima kishte probleme me zemrëm.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e ksanë gjetur 34-vjeçarin në rrugë pranë kupolës së avionave, duke lajmëruar policinë. /a.y/noa.al/

Personi i pajetë në Vlorë, policia: U vra me armë zjarri/ Emri