Transmetuar më 09-11-2019, 11:18

Policia e Pogradecit thotë se ka vënë nën hetim një person të dyshuar për dhunën dhe plagosjen e 39-vjeçarit Erjon Çollaku, gjatë mbylljes së lokalit prej tij.

Si të dyshuar për ngjarjen e së premtes mbrëma po hetohet në gjendje të lirë 26-vjeçari Sokol M., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec.

I ndaluari nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur Çollakun, në ambientet e lokalit të këtij të fundit në fshatin Dunicë, në të cilin gjatë konfliktit janë dëmtuar edhe xhamat e tij.

Aktualisht po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Burime nga policia i thanë Noa.al, se i dyshuari dhe i dëmtuari njiheshin me njeri tjetrin dhe se gjithçka ka ndodhur nën efektin e alkoolit.

Çollaku ka thënë se nuk i njeh personat e tjerë që e rrahën me përjashtim të 26-vjeçarit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al/

Pronari i një lokali në Pogradec, bëhet për në spital nga një grup personash