Transmetuar më 09-11-2019, 10:07

Pronari i një lokali në një fshat të Pogradecit, është bërë për në spital pasi është rrahur nga një grup personash.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Dunicë, gjatë mbrëmjes së të premtes.

40-vjeçari Erjon Çollaku është rrahur egërsisht me mjete të forta nga tetë persona, siç pretendon ai.

Kjo ka bërë që të pësojë dëmtime të shumta, duke bërë që të humbë ndjenjat.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pasi agresorët kishin pirë alkool në lokalin e tij.

Çollaku ka thënë se nuk i njeh personat që e rrahën, ndërkohë që pretendon se nuk ka konflikte.

Po ashtu ai ka treguar se po mbyllte lokalin kur e goditën dhe i thyen xhamat biznesit të tij.

Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al/