Transmetuar më 13-09-2019, 14:21

Kancelaria gjermane del me deklaratë pas takimit që pati ditën e sotme Kryeministri Edi Rama me kancelaren Angela Merkel.

Në deklaratë thuhet se kancelarja Angela Merkel priti të premten kryeministrin shqiptar Edi Rama në Kancelarinë Federale.

“Bisedimet e saj u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës europiane dhe çështjet rajonale. Rama u prit nga Merkel me nderime ushtarake.

Në fund të shtatorit, Bundestaug do të vendosë nëse kancelarja Angela Merkel do bjerë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit”, thuhet në qëndrimin zyrtar. /a.y/noa.al

Takimi me Merkel, Rama: Mike e vërtetë! Shumë i inkurajuar nga vlerësimet pozitive