Transmetuar më 13-09-2019, 11:12

“Mike e vërtetë!” Kështu e quan Kryeministri Edi Rama kancelaren gjermane Angela Merkel, pas takimit që pati paraditen e sotme me të, për të kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave.

Duke përfunduar një video nga përfundimi i takimit, Rama shkruan, “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”.

Në fillim të takimit duke publikuar pamje, Rama shkroi, “Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”.

Më herët mëngjesin e sotëm pati një takim tjetër ku duke publikuar një fotografi foli për një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv, në kërkim të mbështetjes së negociatave.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkroi Rama. /a.y/noa.al

Negociatat, Rama në Komitetin e Budestagut: Duke kërkuar “Po-në” e Gjermanisë