Transmetuar më 13-09-2019, 10:24

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në një vizitë në Gjermani, për të kërkuar mbështetjen për çeljen e negociatave me Shqipërinë nga ana e Bashkimit Europian.

Në vijim të kësaj vizite, ai është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Duke publikuar pamje nga takimi, Rama shkruan, “Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”.

Më herët ai pati një takim tjetër ku duke publikuar një fotografi foli për një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv, në kërkim të mbështetjes së negociatave.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkroi Rama. /a.y/noa.al

Negociatat, Rama në Komitetin e Budestagut: Duke kërkuar “Po-në” e Gjermanisë