Transmetuar më 16-08-2019, 17:20

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka përcjellë me hidhërim lajmin e ndarjes nga jeta të gazetarit Fatos Baxhaku.

Përmes rrjetit social Facebook, Basha shprehet se me ikjen e tij humbi edhe një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë.

“Një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur të profesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë. Ai ishte për shumë vjet edhe gazetar, edhe profesor i gazetarisë, edhe polemist e replikues, edhe sindikalist i gazetarëve, edhe mbrojtësin e të drejtave të njeriut”, shkruan Basha.

Për të, “Fatos Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesave okulte. Në këtë fushë Baxhaku spikati në mësimdhënien e gazetarisë, por edhe si një shembull integriteti profesional dhe pavarësie”.

Gazetari u nda nga jeta pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. /k.k/noa.al/

Shuhet gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku!