Transmetuar më 15-08-2019, 11:20

Pushimeve dy javore të kreut të shtetit iu ka ardhur fundi, dhe Ilir Meta ndihet i keqardhur.

Duke publikuar një album përmbledhës fotografish nga eksperienca në malësinë e Kosovës, Meta thotë se dy javë kaluan si dy ditë.

“Më në fund dy javë kaluan si dy ditë, jo vetëm falë bukurive befasuese të Prevallës dhe klimës që nuk e gjen dot diku tjetër, por edhe mikpritjes së veçantë të njerëzve e sidomos stafit të mrekullueshëm të Hotel Morea”, shkruan Meta.

Në pushimet e tij Presidenti shoqërohej nga e shoqja Monika Kryemadhi, dy vajzat Bora dhe Era dhe djali Besar. /a.y/noa.al

Me muzikën e Rocky Balboa, Meta publikon pamje duke u ngjitur majë malit