Transmetuar më 14-08-2019, 17:11

Me kolonën zanore të filmit Rocky Balboa gjatë stërvitjes, Presidenti Ilir Meta, ka publikuar pamje duke u ngjitur majë malit.

“Eye of the tiger”, është kolona muzikore e përzgjedhur nga Presidenti Ilir Meta, për të shoqëruar momentet e tij të alpinizmit.

“Një udhëtim ëndrrash mes bukurive magjepsëse të Bjeshkëve të Prevallës dhe të Brezovicës, aty ku ndërthuren si askund tjetër pyjet me ahe dhe me pisha, ku vegjetacioni dhe biodiversiteti është mahnitës”, shkruan Meta.

Prej disa ditësh kreu i shtetit bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe tre fëmijët e tyre po pushojnë në alpet e Kosovës.

Mbetet për të parë nëse muzika e përzgjedhur prej Metës është heqje paralele mes tij me kalvarin e Rockyt, i cili pavarësisht vështirësive të përballjeve, arriti të fitojë. /a.y/noa.al