Transmetuar më 14-08-2019, 18:35

Kostandin Xhuvani, i cili ndodhet në burg për vrasjen e katër personave, pasi ka mësuar lajmin e vdekjes së babait të tij, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, i ka bërë një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve.

Në të ai ka kërkuar që ti jepet leje për të përcjellë në banesën e fundit të atit.

Mirëpo lidhur me kërkesën e tij, nuk dihet ende nëse do i aprovohet.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta ditën e sotme në një spital në Romë të Italisë, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Kujtojmë se Kostandin Xhuvani është dënuar 35 vite burg. Ai është shpallur fajtor për ngjarjen e ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014, ku Kostandin Xhuvani, i biri i regjisorit Gjergji Xhuvani dhe aktores dhe njëkohësisht ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani, vrau me armë shokun e tij Arbër Demiraj, si dhe Edison Jahon, Enea Xhajin dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo.

Vrasja tronditi opinionin publik, çka do të sillte edhe dorëheqjen nga posti i deputetes së Luiza Xhuvanit. /a.y/noa.al

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani