Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani
Transmetuar më 14-08-2019, 15:30

Zi në botën e artit shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani.

Regjisori u nda nga jeta ditën e sotme në Romë të Italisë, ku ndodhej për kurim.

Kjo pasi 56-vjeçari prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Filmat me regji të tij

Në kërkim të kujt– (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje– (2008)

I dashur armik– (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business- (1999)

Dashuria e fundit- (1995)

Një ditë nga një jetë– (1994)

E diela e fundit- (1993)

Bardhë e zi- (1991)

Filmat me skenar të tij

I dashur armik- (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business- (1999)

Dashuria e fundit- (1995)

Një ditë nga një jetë- (1994)

E diela e fundit- (1993)

Bardh e zi- (1991)

Filmat ku ka aktuar

Edhe ne luftuam- (1981) (TV)

Hije që mbeten pas- (1985) /a.y/noa.al

Loading...
Loading...