Dalin detaje të reja lidhur me shqiptarin e arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane.
I arrestuari është 53-vjeçari Bilbil Elezaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi autoritetet gjyqësore në Bolonja të Italisë, me vendimin e 25 tetorit 2018, e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal italian.
Kjo pasi Elezaj, në janar të vitit 2015 u zbulua gjatë operacionit më të madh antimafioz të regjistruar ndonjëherë në Emilia Romagna të Italisë.
Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Aemilia”, ku si të pandehur u morën 218 persona, mes tyre edhe shqiptari.
Në vijim të hetimeve për bandën “Grande Aracri”, Elezaj u dënua me pesë vite burg.
Mediat italiane raportojnë se 52-vjeçari shqiptar ishte shoferi i besuar i kompanisë ku punonte dhe merrej direkt me kanosje në emër të saj dhe mbledhjen e parave.
Po ashtu kishin rënë në sy edhe udhëtimet e tij të shpeshta nga Italia në Shqipëri, të gruas së Elezaj, ku mëngjesin e së hënës policia i ndoqi kuksianin, teksa gruaja do të kthehej në Rinas, për tu nisur drejt Italisë. /a.y/noa.al
Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është i arrestuari në Tiranë