Transmetuar më 17-06-2019, 13:03
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, për llogari të drejtësisë italiane.

Kështu mbrëmjen e kësaj të diele, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të organizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues në Tiranë.

I prangosuri ishte shpallur në kërkim, pasi autoritetet gjyqësore në Bolonjë të Italisë, e kanë dënuar në 25 tetor të vitit 2018.

Ai është shpallur fajtor dhe dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”.

Në ngarkim të tij në pritje të ekstradimit drejt Italisë, veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana. /a.y/noa.al