Transmetuar më 21-05-2019, 10:49
Xhuljo Mara

Dalin detaje të reja lidhur me të shtënat me armë zjarri gjatë natës së lënë pas, drejt një banese në Selenicë.

Mësohet se i zoti i banesës është 26-vjeçari Xhuljo Mara.

I riu mban detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Selenicës.

Të shtënat u shënuan rreth orës 01:00 pas mesnatës së lënë pas, ku është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së tij.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që Mara po merret në pyetje.

Aktualisht grupi hetimor i policisë së Vlorës ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Selenicë, qëllohet me armë zjarri drejt një banese