Transmetuar më 21-05-2019, 10:33
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri drejt një banese në Selenicë, gjatë natës, ende pa zbardhur e marta.

Rreth orës 01:00 pas mesnatës së lënë pas, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26-vjeçarit Xhuljo Mara, në Selenicë.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor i policisë së Vlorës ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po ashtu po merret në pyetje i zoti i banesës, për të zbuluar nëse ka ndonjë konflikt. /a.y/noa.al