Transmetuar më 12-05-2019, 12:52

Kryeministri Edi Rama lajmëron një konferencë të jashtëzakonshme, pas protestës së gjatë të kësaj të shtune të opozitës, të shoqëruar me dhunë, bomba molotov nga protestuesit, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome nga policia.

“Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta”, shkruan Rama.

Ai thotë se duhet qetësi dhe vendosmëri “Për Shqipërinë që duam”.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së pestë kombëtare, pasditen e së hënës në ora 18.30. /a.y/noa.al

Basha: Junta dhe Maduro i Ballkanit i kanë orët të numëruara! Nesër të gjithë në shesh