Sulmet në Sri Lanka për Pashkë, reagon Meta: Terroristë
Transmetuar më 21-04-2019, 14:16

Presidenti Ilir Meta reagon pas shpërthimeve në tre kisha në Sri Lanka. Ai thotë se një lajm shumë i keq dhe shokues vjen nga Sri Lanka.

Kreu i shtetit deklaron në qëndrimin e tij se në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, shkruan Presidenti.

Kujtojmë se gjashtë shpërthime u shënuan mëngjesin e së dielës së Pashkëve katolike, në së paku tre kisha në Sri Lanka, një prej të cilave në kryeqytetin Colombo, si dhe në tre hotele të frekuentuar nga turistët, duke shkaktuar shumë viktima mes besimtarëve.

Deri më tani konfirmohen mbi 100 të vdekur, ndërkohë që të plagosurit janë mbi 150.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimet janë shkaktuar nga sulme vetëvrasëse me eksploziv, teksa kremtoheshin festimet e Pashkëve.

Njëra nga kishat ku ndodhi shpërthimi është ajo e Sant’Antonio, ndërsa tre hotelet ndodhen nga Colombo dhe që të gjithë ishin të mbushur me turistë të huaj.

Ndërkohë kishat e tjera njëra ndodhej në Negombo, qytet me shumicë katolike dhe tjetra në Batticaloa. /a.y/noa.al

Masakër për Pashkë në Sri Lanka, sulmohen kisha dhe hotele, mbi 100 të vdekur

Loading...
Loading...