Transmetuar më 21-04-2019, 08:59

Gjashtë shpërthime u shënuan mëngjesin e së dielës së Pashkëve katolike, në së paku tre kisha në Sri Lanka, një prej të cilave në kryeqytetin Colombo, si dhe në tre hotele të frekuentuar nga turistët, duke shkaktuar shumë viktima mes besimtarëve.

Deri më tani konfirmohen së paku 100 të vdekur, ndërkohë që të plagosurit janë mbi 150.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimet janë shkaktuar nga sulme vetëvrasëse me eksploziv, teksa kremtoheshin festimet e Pashkëve.

Njëra nga kishat ku ndodhi shpërthimi është ajo e Sant’Antonio, ndërsa tre hotelet ndodhen nga Colombo dhe që të gjithë ishin të mbushur me turistë të huaj.

Ndërkohë kishat e tjera njëra ndodhej në Negombo, qytet me shumicë katolike dhe tjetra në Batticaloa. /a.y/noa.al