Transmetuar më 15-04-2019, 10:15
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Gramsh, është arrestuar pasditen e së dielës.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 12 prill në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri Tajar Veliu, policia e Elbasanit ka arrestuar S.V., 25 vjeç, nga Griba.

I riu dyshohet se ka plagosur me armë zjarri kryeplakun e fshatit Tajar Veliu, dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës.

Nga hetimet e kryera u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga policia e Elbasanit me atë të Korçës.

Kështu e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në policinë e Korçës, pasditen e djeshme.

Lidhur me plagosjen për të cilën i riu akuzohet hetimet janë në vijim nga Prokuroria e Elbasanit. /a.y/noa.al

Plagoset me armë zjarri një person, shpallet në kërkim i dyshuari