Transmetuar më 13-04-2019, 09:51
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të premteje.

Ngjarja është shënuar në fshatin Gribë të Gramshit, ku një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Si rezultat i hetimeve intensive, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V., ku vijon puna për kapjen e tij.

I dyshuari mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 54-vjeçarin T.V., dhe është larguar.

Ndërkohë forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Lidhur me këtë ngjarje vijon puna për kapjen e të dyshuarit ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit”. /a.y/noa.al