Transmetuar më 09-04-2019, 10:21

Gjatë përplasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm mes banorëve të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri, kanë mbetur të lënduar së paku tre persona.

Partia Demokratike publikon pamjet e momenteve, kur pretendohet se ndaj banorëve është përdorur gaz lotsjellës për ti dëbuar.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka vizituar të lënduarit në spital, mes tyre edhe një zonjë me emrin Flora, e cila pretendon se është dëbuar me dhunë nga policia, pasi është përdorur gaz lotsjellës.

Aktualisht ajo ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak, me disa fraktura.

Nga zgjatimi i Bulevardit preken rreth 38 familje, të cilat kërkojnë dëmshpërblimin dhe kundërshtojnë prishjen, por që pavarësisht kësaj fadromat kanë nisur shembjet. /a.y/noa.al

Nis shembja e banesave te Bregu i Lumit, Tabaku: Një person po operohet, policia i çau kokën

Ulërima dhe përplasje, policia shkon herët në mëngjes te Bregu i Lumit