Transmetuar më 09-04-2019, 08:13

Forca të shumta policie dhe fadroma kanë shkuar qysh në orët e para të mëngjesur, për të prishur banesat në zonën e Bregut të Lumit, të cilat preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri.

Banorët kanë dalë në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave, ndërkohë që ka pasur edhe përplasje me policinë.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes, ku policët shihen me skafandra, ndërkohë që banorët shihen duke ulëritur.

Ndërkohë në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku.

Një situatë e ngjashme u shënua edhe ditën e djeshme, ku pati edhe shoqërime në polici.

Nga zgjatimi i Bulevardit preken rreth 38 familje, të cilat kërkojnë dëmshpërblimin dhe kundërshtojnë prishjen. /a.y/noa.al