Transmetuar më 29-03-2019, 12:42

Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në

rrugën “Taulantët” në Tiranë, ku mbeti i dëmtuar një 21-vjeçar.

Nga ana e efektivëve të komisariatit nr.3, gjatë paradites së sotme, është vënë në pranga F. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet se e djeshme në rrugën “Taulantët” për motive të dobëta ka plagosur me thikë Olsi Meraj, 21 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Olsi Meraj u sulmua me thikë pasditen e së enjtes në zonën e Institutit.

21-vjeçari është futbollist dhe në momentin e ngjarjes ishte duke u stërvitur me një shok.

Mësohet se Meraj kishte dalë nga stërvitja së bashku me shokun e tij, Kevin Gega, kur drejt tyre janë afruar disa të rinj.

Këta të fundit mësohet të kenë pasur konflikte me Kevin Gegën, por gjatë konfrontimit është sulmuar në fytyrë 21-vjeçari. /a.y/noa.al

Sherri me thika mes të rinjve në Tiranë, kush është futbollisti i plagosur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd