
Olsi Meraj është i riu i plagosur pasi u sulmua me thikë pasditen e stome, në zonën e Institutit.
21-vjeçari është futbollist dhe në momentin e ngjarjes ishte duke u stërvitur me një shok.
Ai është dërguar menjëherë në spital, ku do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Mësohet se Meraj ka dalë nga stërvitja së bashku me shokun e tij, Kevin Gega, kur drejt tyre janë afruar një grup personash rreth 17-20 vjeç.
Këta të fundit mësohet të kenë pasur konflikte me Kevin Gegën, por është sulmuar në fytyrë 21-vjeçari.
Meraj është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa shoku i tij, Gega është dërguar në komisariat. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





